Ahmeti thotë se 'Kosova nuk rrezikohet nga UEFA', derisa nuk e kupton reagimin e Samir Ujkanit - Gazeta Express
string(91) "ahmeti-thote-se-kosova-nuk-rrezikohet-nga-uefa-derisa-nuk-e-kupton-reagimin-e-samir-ujkanit"

Ahmeti thotë se ‘Kosova nuk rrezikohet nga UEFA’, derisa nuk e kupton reagimin e Samir Ujkanit

Gazeta Express

09/12/2019 21:41

Arianit Ahmeti është rrëfyer në një intervistë në emisionin ‘Rock n’Roll Football’

Ish-zëvendës/sekretari i FFK-së për punësimin e tij në Federatën e Futbollit të Kosovës, shkarkimin së fundmi nga pozita e zëvendës/sekretarit dhe hapat që do t’i ndërmarrë për t’u bërë kryetar i FFK-së.

Lexo Edhe:

Ahmeti flet edhe për 41 nënshkrimet e shumëpërfolura dhe programin që e ka përpiluar për t’u bërë kryetar i FFK-së në vend të Agim Ademit.

Me vendimin e Ahmetit kanë reaguar edhe ‘Dardanët’ dhe Samir Ujkani, kapiteni i Kosovës, gjëra të cilat e kanë befasuar Ahmetin.

“Janë dezinformata të Agim Ademit, ai është duke i dhunuar njerëzit aty”, ka thënë Ahmeti në ‘Rock n’Roll Football’, përcjell Zëri.

“Zyra ligjore e UEFA-s tashmë ka reaguar dhe nuk ka rrezikim të pezullimit”.

“Nuk përzihet UEFA në punët e Federatave të futbollit. Këto janë propaganda”.

“Nuk i kam kuptuar deklaratat e ‘Dardanëve’, as të Samir Ujkanit, i cili duhet të fokusohet në punët e tij dhe kjo është e pakuptimitë”.