Agron Shehaj në krah të Tufës: Sot persekutorët e së shkuarës duhej të kishin mbyllur gojën! - Gazeta Express
string(90) "agron-shehaj-ne-krah-te-tufes-sot-persekutoret-e-se-shkuares-duhej-te-kishin-mbyllur-gojen"

Agron Shehaj në krah të Tufës: Sot persekutorët e së shkuarës duhej të kishin mbyllur gojën!

Gazeta Express

05/12/2019 21:14

Ish- deputeti i PD-së Agron Shehaj ka dalë në krah të shkrimtarit Agron Tufa, i cili kërkoi azil politik në Zvicër pas përplasjeve dhe kërcënimeve që sipas tij i erdhën në adresë të personit të tij dhe familjes.

Përmes një postimi në rrjetin social, Shehaj shkruan se persekutorët dhe udhëheqësit komunistë të kohës së shkuar nuk u shpallën kurrë përgjegjës për krimet e tyre, porse sot, ata duhet të mbyllin gojën dhe të fshihen. Por ndryshe ndodh, shton Shehaj, teksa vënë në dukje kërcënimet që ka marrë Agron Shehaj.

Lexo Edhe:

“Një shoqëri kur kriminelët e djeshëm janë kriminelët e sotëm dhe viktimat e djeshme janë prapë viktimat e sotme. Si mund të jemi kaq të heshtur, kaq të patrazuar kur Agron Tufa persekutohet sërish 30 vjet pas rënies së komunizmit dhe nga të njejtët persona?! Si nuk jemi sot të gjithë në krah të Tufës, qindra mijëra, miliona shqiptarë?”-shkruan Shehaj.

Postimi i plotë:

Asnjë gjakatar, persekutor, dhe udhëheqës komunist nuk u shpall kurrë përgjegjës për ato që bënë në komunizëm.

Por të paktën, sot, duhet të kishin mbyllur gojën dhe të fshiheshin nga vëmendja publike. Jo, ata janë në pushtet! Grabisin, kërcënojnë dhe persekutojnë sërish. Rikërcënojnë, ripersektuojnë, ridënojnë, rivrasin të njejtët shqiptarë që kërcënuan, persekutuan, dënuan dhe vranë dje.

Ç’shoqëri kemi ndërtuar këto tre dekada! Një shoqëri kur kriminelët e djeshëm janë kriminelët e sotëm dhe viktimat e djeshme janë prapë viktimat e sotme. Si mund të jemi kaq të heshtur, kaq të patrazuar kur Agron Tufa persekutohet sërish 30 vjet pas rënies së komunizmit dhe nga të njejtët persona?! Si nuk jemi sot të gjithë në krah të Tufës, qindra mijëra, miliona shqiptarë?

Unë jam me Tufën! Vetëm duke qenë në krah të Tufës mund të shpresojmë në një të ardhme të paqtë, të moralshme, të lirë./Express