Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar nga zemra Kombëtaren e Shqipërisë për kualifikimin në fazën ‘play-off’ të Kupës së Botës 2026, duke e cilësuar këtë sukses si një moment krenarie për gjithë shqiptarët.
Ademi njëkohësisht ka dërguar mesazh motivues për Kombëtaren e Kosovës, e cila sot udhëton drejt Lubjanës për ndeshjen vendimtare ndaj Sllovenisë, shkruan Gazeta Express.
Ai theksoi se optimizmi, uniteti dhe mbështetja e tifozëve “Dardanët” janë më të fuqishme se kurrë.
“Nëntori është muaj i historisë për kombin tonë. Besojmë se edhe Kosova do ta vulosë suksesin e saj,” u shpreh Ademi, duke shtuar se ëndrra e shqiptarëve është të shohin të dy krenat e shqiponjës në Botërorin 2026.
/GazetaExpress/