Kanë nisur punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit “Fadil Vokrri”.
Kjo u bë e ditur nga Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, shkruan Gazeta Express.
“Me punë profesionale dhe pa humbur kohë stadiumi do të jetë i gatshëm për ndeshje vendore dhe ndërkombëtare. Konsolidimi i infrastrukturës së futbollit në gjithë vendin është prioritet i yni:”, shkroi ai.
Stadiumi “Fadil Vokrri” është i vetmi që plotëson kushtet për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.