Afera “Prona sekrete”, antikorrupsioni pret listën që të hap lëndë - Gazeta Express
string(63) "afera-prona-sekrete-antikorrupsioni-pret-listen-qe-te-hap-lende"

Ballina

Gazeta Express

30/10/2022 9:59

Afera “Prona sekrete”, antikorrupsioni pret listën që të hap lëndë

Ballina

Gazeta Express

30/10/2022 9:59

Komisioni antikorrupsion ende nuk ka hapur asnjë lëndë për emrate përfshirë në aferën prona sekrete të publikuar nga VMRO-DPMNE.

Anëtari i komisionit anti korrupsion Shemshi Sallai për TVM2, thotë se kanë nisur vetëm verifikimin, por për hapjen e lëndës presin listën nga VMRO.

Lexo Edhe:

“Ne presim që të na i dorëzojnë komplet listën e asaj ose të dorëojnë edhe emra për të cilët do të hapim lëndë, gjegjësisht edhe sikur mos të na dorëzojnë këto emra do ti verifikojmë dhe në qoftëse ka nga ata që nuk kanë dorëzuar, kemi filluar me verifikime të brendshme.” – u shpreh Anëtari i Komisionit Antikorrupsion, Shemshi Sallai.

Sallai pretendon se numri i publikuar nga opozita, 123 për fshehje të pronës nuk mund të jetë i saktë, pasiqë regjistrimi i pronës bëhet në mënyrë manual në mungesë të softuerit.

“Thjeshtë ata kanë marrë të dhënat e njerëzve që i njohin dhe janë emëruar, pasi kanë bërë listën e njerëzve dhe kanë bë kontrollin përmes ëeb faqes dhe ku kanë pa që filan emrat që nuk u kanë dalë aty, dmth i kanë marrë si persona që nuk kanë deklaruar pronën. Thjesht personat që kanë deklaruar pronën po nuk janë në ëeb faqe janë ende të paevidentuar në ëeb faqe nga pamundësia e asaj se nuk është e thjeshtë që ti evdientosh, pasiqë evidenton pronën e dikujt dhe një gabim i vogël, nuk ka softuer për të.” – deklaroi Sallai.

Sallai thotë se për të bërë verifikimin e saktë të pronësisë së funksionarëve nevojitet të kenë informacion nga qeveria.

“Meqenëse ne nuk e dijmë numrin e saktë të funksionarëve në shtet ne nuk mund të dijmë se sa funksionarë nuk kanë dorëzuar lista anketuese, për arsye se ne nuk kemi informacion nga qeveria se sa emrime dhe shkarkime ka, pasi duhet listë anektuese dhe për ata. Ne i kemi kërkuar që nga viti 2019-të dhe asnjëherë nuk na janë dorëzuar.” – tha Sallai.

Antikorrupsioni nuk tregon numrin e fukasionarëve që kanë dorëzuar këtë vit lista anketuese, ndërkaq për vitin paraprak, 2021 zbulon se kanë deponuar 2006 lista anketuese. Vetëm 806 prej tyre janë shqyrtuar.