Afaristja shqiptaro-gjermane po hynë fuqishëm në tregun e muzikës në Kosovë - Gazeta Express
string(75) "afaristja-shqiptaro-gjermane-po-hyne-fuqishem-ne-tregun-e-muzikes-ne-kosove"

Afaristja shqiptaro-gjermane po hynë fuqishëm në tregun e muzikës në Kosovë

Gazeta Express

01/09/2020 20:35

Sukseset e shumë këngëtarëve kosovarë brenda dhe jashtë Kosove ka shtyrë afaristen shqiptaro-gjermane, Vjollca Nivokazi për të hyrë fuqishëm në këtë treg. Tashmë ajo ka hapur një studio muzikore në Kosovë derisa menaxhon me katër artistë

Industria e muzikës së Kosovës po vazhdon të ecë me hapa gjigant, jo vetëm në tregun ku flitet gjuha shqipe por edhe jashtë saj.

Lexo Edhe:

Kjo ka shtyrë afaristen shqiptaro-gjermane, Vjollca Nivokazi që tashmë pasi ka realizuar disa këngë më artistët e saj të ecë edhe më tutje duke hapur studio muzikore në Kosovë, e cila quhet VN Records.

View this post on Instagram

@luararani – dite e nate #outnow‼️ Youtube: https://youtu.be/Hik7edMcAHs Thanks @bzzz.tv @beratdop ? @rrezebeauty ? @vjollcanivokazi Management #guesswhosback

A post shared by VN Records.ent (@vnrecords.ent) on

Deri me tani, Vjollca ka menaxhuar me artistët Arzon, Dard, Luar dhe Mziu.

Derisa tre të parët bëjnë muzikë kryesisht shqip, i katërti është i njohur për repturat e tij në Gjermani.

View this post on Instagram

#altmoabit#homesweethome

A post shared by Vjollca (@vjollcanivokazi) on

“Pas disa muajve bashkëpunimi me producentët më të mirë në Kosovë, si Cricket, Big Bang, Rzon, etj, vendosa që ta hapi vet studion VN Records”, thotë për Express, Nivokazi.

Në VN Records, ajo tashmë ka marrë muzikantë dhe producentë të dëshmuar, si Lorik Mjeku i cili do të jetë në rolin e producentit në studion e saj dhe pastaj Valon Demakun, i njohur si krijues dhe beatmaker.

Shumë shpejt priten të dalin edhe prodhimet e para nga kjo studio, ku Arzon pritet që ta lansojë këngën e tij të parë të prodhuar nga VN Records.

Por, Nivokazi thotë se studio e saj do të këtë vend për çdo talentë në Kosovë që ta dëshmojë talentin e vetë dhe në të ardhmen ata do të jenë pjesë e kësaj studio.

Kujtojmë se gjatë pandemisë VN Records ishte aktive. Arzon para dy muaji kishte realizuar këngën “Hapne rrugën”.

Dard po ashtu para një muaji lansoi këngën “Ami”.

Kurse këngëtarja e njohur Luar, që është e njohur për këngën e saj me Florin, hitit “Gjithmonë” ka realizuar këngën “Jetë”.

Në anën tjetër aktiv ishte edhe Mziu që lansoi këngën e tij “Slatt/Skit”.

Nivokazi premton një vjeshtë të nxehtë më hite, hite që do ta pushtojnë hapësirën mbarëshqiptare. /GazetaExpress/