Adrien Uka nuk ka arritur t’i afrohet më shumë medaljes së parë të Kosovës në Lojërat Evropiane.
Garuesi kosovar i tekbollit u eliminua në çerekfinale të evenimentit që po mbahet në Krakow të Polonisë, shkruan “Gazeta Express”.

Uka u mposht në këtë fazë nga francezi, Hugo Rabeux, 0:2.
Paraprakisht, Uka i shënoi dy fitore, ndaj kroatit Dario Batalo dhe kundër ukrainasit Oleh Usychenko, por fatkeqësisht nuk arriti të shkonte në gjysmëfinale. /Gazeta Express/