Ademi dhe Foda shkojnë në Amerikë, e presin me padurim shortin e Botërorit - Gazeta Express
string(73) "ademi-dhe-foda-shkojne-ne-amerike-e-presin-me-padurim-shortin-e-boterorit"

Sport

Gazeta Express

04/12/2025 18:52

Ademi dhe Foda shkojnë në Amerikë, e presin me padurim shortin e Botërorit

Sport

Gazeta Express

04/12/2025 18:52

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe përzgjedhësi i ekipit kombëtar, Franco Foda, ndodhen në Washington D.C., pranë Shtëpisë së Bardhë, për shortin e Kupës së Botës 2026.

Ky është një moment historik, pasi Kosova për herë të parë do të jetë pjesë e shortit të një Botërori.

“Fotografia pranë Shtëpisë së Bardhë simbolizon edhe mbështetjen historike të SHBA-së për popullin e Kosovës në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë”, thotë Agim Ademi në një postim në rrjetin social Facebook, përcjell Gazeta Express.

Ekipi kosovar përballet me dy sfida të rëndësishme në “play-off” për të bërë të mundur ëndrrën e kualifikimit, ndërsa presidenti dhe përzgjedhësi Foda shprehin besim të palëkundur tek lojtarët dhe përkushtimi i tyre./GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement