Abramovich: S'dua para nga shitja e Chelseas, paratë do të dhurohen për viktimat e luftës në Ukrainë - Gazeta Express
string(97) "abramovich-sdua-para-nga-shitja-e-chelseas-parate-do-te-dhurohen-per-viktimat-e-luftes-ne-ukraine"

Futboll

Gazeta Express

02/03/2022 20:04

Abramovich: S’dua para nga shitja e Chelseas, paratë do të dhurohen për viktimat e luftës në Ukrainë

Futboll

Gazeta Express

02/03/2022 20:04

Roman Abramovich ka marrë vendim që ta shesë klubin e Chelseas. Kjo është bërë e ditur sot nga faqja zyrtare e klubit londinez.

Miliarderi rus ka thënë se vendimi i tij është në të mirën e klubit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Siç e kam thënë më parë, gjithmonë kam marrë vendime me interesin më të mirë të klubit. Prandaj, në situatën aktuale, kam marrë vendimin për të shitur klubin, pasi besoj se kjo është në interesin më të mirë të klubit, tifozëve, punonjësve, si dhe sponsorëve dhe partnerëve të klubit”, thuhet në fillim të letrës së publikuar.

Abramovich tutje ka thënë se shitja e klubit nuk do bëhet shpejtë, pasi që ai do të ndjekë një proces të rregullt. Gjithashtu,  55-vjeçari tha se të gjitha të ardhurat nga shitje e klubit të Chelseas, do të dhuron për të gjitha viktimat e luftës në Ukrainë.

“Shitja e klubit nuk do të jetë e shpejtë, por do të ndjekë një proces të rregullt. Unë nuk do të kërkoj të shlyhet asnjë kredi. Për më tepër, kam udhëzuar ekipin tim të krijojë një fondacion bamirësie ku të gjitha të ardhurat neto nga shitja do të dhurohen. Themeli do të jetë për të mirën e të gjitha viktimave të luftës në Ukrainë. Kjo përfshin sigurimin e fondeve kritike për nevojat urgjente dhe imediate të viktimave, si dhe mbështetjen e punës afatgjatë të rimëkëmbjes”.

Në fund, Abramovich tha se vendimi ka qenë tepër i vështirë për t’u marrë.

“Ju lutemi ta dini se ky ka qenë një vendim tepër i vështirë për t’u marrë dhe më dhemb që të ndahem me klubin në këtë mënyrë. Megjithatë, besoj se kjo është në interesin më të mirë të klubit.

Shpresoj se do të jem në gjendje të vizitoj Stamford Bridge për herë të fundit për t’ju thënë lamtumirë të gjithëve personalisht. Ka qenë një privilegj i jetës të jem pjesë e Chelsea FC dhe jam krenar për të gjitha arritjet tona të përbashkëta. Klubi i futbollit Chelsea dhe mbështetësit e tij do të jenë gjithmonë në zemrën time”.

Kujtojmë se pas fillimit të sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës, Britania e Madhe mori vendim që Roman Abramovichit t’i ndalohet hyrja dhe jetesa atje. /Gazeta Express/