Abazi: Fokusi duhet të jetë te zgjedhjet në veri, jo të shpallet Serbia desktruktive – ashtu siç edhe është - Gazeta Express
string(103) "abazi-fokusi-duhet-te-jete-te-zgjedhjet-ne-veri-jo-te-shpallet-serbia-desktruktive-ashtu-sic-edhe-eshte"

Lajme

Gazeta Express

23/04/2024 18:56

Abazi: Fokusi duhet të jetë te zgjedhjet në veri, jo të shpallet Serbia desktruktive – ashtu siç edhe është

Lajme

Gazeta Express

23/04/2024 18:56

Deputeti i pavarur, Haki Abazi, thotë se më shumë duhet fokusuar në zgjedhjet në veri të Kosovës, se sa për të shpallur Serbinë desktruktive – ashtu siç edhe ësht

“Tentohet të paraqitet si një çështje e një përplasjeje mes Serbisë edhe Kosovës, çështje e zgjedhjeve në veri të Kosovës. Zgjedhjet në veri të Kosovës nuk janë proces që mund të veçohen nga i gjithë lëmshi që ekziston atje”, tha ai.

Lexo Edhe:

“Në njërën anë, sikur edhe një herë u demaskua Serbia për rolin e saj desktruktiv në veri, sa për të kënaqur pjesën e njerëzve që duam të rikonfirmojmë sa e sa herë atë që e dimë – që Serbia është element desktruktiv në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh tutje Abazi.

“Por, mendoj që ne më shumë se sa për ta shpallur Serbinë destruktiv ashtu siç është, duhet të jemi të brengosur me rrjedhën e procesit në veri të vendit, dhe energjinë e shpenzuar për më shumë se tre vite atje”, theksoi mes tjerash ai në Info Magazine të Klan Kosovës.