Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sot e ka dorëzuar ankesën në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar listën e kandidatëve të kësaj partie, për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, kjo për shkak se kjo AAK-ja nuk i ka zëvendësuar emrat e kandidatëve në lista që sipas Këshillit Gjyqësor të Kosovës (GJK) kanë pasur dënime për vepra penale në tri vitet e fundit.
Lajmin për media e ka konfirmuar, Kushtrim Xhemajli nga zyra për informim të AAK-së.
Sipas tij, ankesa në PZAP është deponuar sot para një ore.
“Po, sot para një ore është deponuar ankesa”, ka thënë Xhemaji.
Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen maratonike, e cila u mbajt një ditë më parë, nuk i ka certifikuar listat e kandidatëve të LVV-së, AAK-së e Nismës për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Kjo për shkak se këto parti nuk i kanë zëvendësuar emrat e kandidatëve në lista që sipas Këshillit Gjyqësor të Kosovës (GJK) kanë pasur dënime për vepra penale në tri vitet e fundit.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...