A u kërcënua Lirim Mustafi pas lajmit për aderim në Besa? Përgjigjet vetë ai - Gazeta Express
string(75) "a-u-kercenua-lirim-mustafi-pas-lajmit-per-aderim-ne-besa-pergjigjet-vete-ai"

Gazeta Express

31/05/2020 16:01

A u kërcënua Lirim Mustafi pas lajmit për aderim në Besa? Përgjigjet vetë ai

Gazeta Express

31/05/2020 16:01

Kryetari i nëndegës së ASH-së në fshatin Lisec, Lirim Mustafa pasi përgënjeshtroi lajmin se ka kaluar në Lëvizjen Besa, nga këto të fundit u tha se ndryshimi i qëndrimit të tij është marrë nën presion dhe kërcënime eventuale, shkruan Gazeta Express.

Por një gjë të tillë e mohoi vetë Lirim Mustafa në një bisedë telefonike me gazetarët e Gazetës Express në Maqedoni.

Lexo Edhe:

Mustafa thotë se takimi me kreun e Lëvizjes Besa Bilall Kasami ka qenë miqësorë dhe ai takim është mundësuar me ndërmjetësimin e ish kryetarit të degës së ASH-së, Altrim Mahmutit (Shumit).

Mustafi thotë se fotografia i është keqpërdorur pa lejen e tij.

“Unë në takim ka shkuar në anë miqësore nëpërmjet Atrim Mahmutit si ish kryetar i degës së Tetovës për ASH-në. Aty u takuam dhe thjeshtë kemi pasur një takim miqësorë dhe kemi biseduar nuk ka qenë diçka për të aderuar në Lëvizjes Besa. Ata e kanë bërë një foto dhe atë foton time e kanë keqpërdorur ndryshe. Për këtë arsye unë dola dhe e demantova sepse unë jam gati që të bëj debat edhe me Shumin nëse ka nevojë. Takimi ka qenë miqësorë. Nuk ka qenë punë e ndonjë transferi që unë të kalojë në Besë” thotë Lirim Mustafi për Express.

Foto nga video e demantit të Lirim Mustafit

Mustafi thotë se edhe takimin por edhe demantin e ka bërë me vetëdije të plotë dhe se nuk ka qenë i kërcënuar në asnjë moment nga asnjëra palë.

“Absolutisht, aspak nuk ka pasur kërcënime. Në asnjë anë nuk kam qenë i kërcënuar. Nga askush. Nga asnjëra anë. Unë e kam themeluar degën e Aleancës në Lisec, unë kam qenë i pari që e kam themeluar degën në Lisec dhe mendoj të jem edhe i fundit” thotë Lirim Mustafi në një bisedë telefonike për Gazetën Express.

Ndërkaq nga Lëvizja Besa përmes një qëndrimi me shkrim për Gazetën Express, ditën e shtunë thanë që Lirim Mustafa në videon e publikuar duket i frikësuar dhe flet në gjendje stresuese, duke aluduar në mundësinë e kërcënimeve për të ndryshuar qëndrim. Ata madje thanë që deklarata e Lirim Mustafës që u publikua dje në rrjetet sociale i ngjanë grupeve kriminale që mbanë pengje nën presion dhe frikë.

Nuk duam që të bëhemi pjesë e një gare politike se prej ku vijnë prurjet në Lëvizjen BESA pasi që çdokush qe ka ardhur dhe vjen për çdo ditë është shkaku i vullnetit të mirë dhe hapësirës demokratike për të vepruar brenda Lëvizjes BESA. Për rastin në fjalë besoj se duhet të pyetet personi në video i cili duket shumë i frikësuar dhe në gjendje stresuese se çka e ka shtyrë brenda një ditë të “ndryshojë” qendrimi dhe pse deklaratën nuk e ka dhënë duke i njoftuar gjitha mediat por vetëm para një mikrofoni dhe një kamere që më shumë u ngjan grupeve kriminale që mbajnë pengje nën presion dhe frikë”. tha për Express zëdhënësi i Lëvizjes Besa, Elmedin Memishi.

Takimi mes Lirim Mustafit dhe kreut të Lëvizjes Besa u bë me ndërmjetësimin e ish kryetarit të ASH-së për degën e Tetovës, Altrim Mahmuti (që ka kaluar në radhët e Lëvizjes Besa) i cili edhe e publikoi fotografinë nga takimi me mbishkrimin “Vazhdojmë” duke aluduar në aderimet që zakonisht ndodhin para zgjedhjeve./GazetaExpress/B.Leka/