A sulmon koronavirusi zemrën? Shumë pacientë me COVID-19 kanë dëmtime të muskujve kardiakë dhe po vdesin nga ataku - Gazeta Express
string(113) "a-sulmon-koronavirusi-zemren-shume-paciente-me-covid-19-kane-demtime-te-muskujve-kardiake-dhe-po-vdesin-nga-ataku"

A sulmon koronavirusi zemrën? Shumë pacientë me COVID-19 kanë dëmtime të muskujve kardiakë dhe po vdesin nga ataku

Gazeta Express

09/04/2020 7:27

Coronavirusi nuk sulmon vetëm mushkëritë dhe traktin respirator por gjithashtu edhe zemrën sipas studimeve të reja

Mjekët thanë që në ditët e para të përhapjes së pandemisë se pacientët që vuajnë nga sëmundje, përshirë dhe ato kardiake, kanë tendencë që ta marrin virusin më shpejt dhe të sëmuren prej tij.

Lexo Edhe:

Por tani ata kanë filluar të dyshojnë se virusi ose komplikimet e tij mund të dëmtojnë vetë muskujt e zemrës.

“Nëse është kështu atëherë punonjësit e kujdesit shëndetësor mund te kenë një front të ri për tu përballur me betejën kundër coronavirusit,”- thanë mjekët për Kaiser Health Neës, raporton Daily Mail.

COVID-19 kryesisht shkakton sëmundje në rrugët e frymëmarrjes.

Ai hyn në trup me anë të disa pikave të vogla të pështymës ose përmes hundës dhe gojës, më pas udhëton thellë nga trakti respirator në mushkëri, duke e dëmtuar atë.

Por mushkëritë mund të mos jenë organet e vetme që “vuajnë” na coronavirusi.

Dëshmia e parë që virusi mund të jetë i rrezikshëm për zemrën, doli nga Kina, e cila konsiderohet si origjina e coronavirusit.

Gati 20% e 416 pacientëve me coronavirus të shtruar në spital treguan shenja të dëmtimit të zemrës, sipas një studimi të kryer atje.

Dhe më shumë se gjysma e pacientëve që pësuan dëmtime të zemrës nga coronavirusi vdiqën.

Ndërsa, për krahasim, vetëm 4,5 përqind e pacientëve të cilëve nuk iu dëmtua zemra humbën jetën.

Shkalla e dëmtimit të zemrës nga coronavirusi ishte shumë më e lartë në mesin e njerëzve që kishin sëmundje të zemrës para se të infektoheshin.

Por shqetësues është fakti që pacientët që nuk ishin të sëmurë më parë u goditën më shumë nga dëmtimi i zemrës që pësuan gjatë infektimit me coronavirus.

Megjithatë të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundje janë më të goditur nga efektet e kardiake të COVID-19.