A po bëni lojë me Kryemadhin? Meta qesh me përgjigjen që jep vetë - Gazeta Express
string(64) "a-po-beni-loje-me-kryemadhin-meta-qesh-me-pergjigjen-qe-jep-vete"

Shqiperi

Gazeta Express

21/04/2024 14:48

A po bëni lojë me Kryemadhin? Meta qesh me përgjigjen që jep vetë

Shqiperi

Gazeta Express

21/04/2024 14:48

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mbajti sot një konferencë për mediat ku foli për konventën e PL-së që do të mbahet në 27 prill.

Meta u pyet nga gazetarët nëse situata e fundit me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhin është lojë ose jo. Meta u pyet nëse deklaratat që ai dhe Kryeamdhi kanë bërë ndaj njëri tjetrit janë lojë.

Lexo Edhe:

Kreu i PL  Meta qeshi dhe tha se loja është e hapur, duke mos dhënë asnjë përgjigje konkrete.

Kujtojmë se javën e kaluar Kryemadhi dhe Meta bën deklarata kundër njëri tjetrit. Kryemadhi pranoi disa ditë me parë se Meta e ka sulmuar si politikane dhe jo si bashkëshorte.

Pyetja: Në historinë e politikës shqiptare ka patur shumë histori të tilla dashurie dhe urrejtjeje, a mos është lojë kjo që po bëni ju me zonjën Kryemadhi?

Ilir Meta:  Ju niseni nga filmi. Operacioni i zjarrit, apo keni të dhënë nga grupi i zjarrit. Të gjitha këto ndryshime që po bën Ilir Meta dhe nga PL, nuk ka asnjë lojë (qesh) ose loja është e hapur. Ne kemi një program të qartë, unë Ilir Meta kryetar i Partisë së Lirisë..kam program të qartë për 4 mln shqiptarë plus. Ku do i gjejmë ne paratë? Kam një nga ekspertët më të mirë të financave siç është Petraq Milo që ka qenë arkitekt i politkës së pensioneve në Kosovë.