A kish hy në Big Brother? Përgjigje epike nga Ismet Munishi - Gazeta Express
string(58) "a-kish-hy-ne-big-brother-pergjigje-epike-nga-ismet-munishi"

A kish hy në Big Brother? Përgjigje epike nga Ismet Munishi

Futboll

Gazeta Express

23/04/2024 15:23

Emisioni sportiv “Favorit” në televizionin T7 ishte i ndarë në dy pjesë në fundjavën që shkoi, me pjesën e parë ku u diskutua për sportin vendor, ndërsa ajo e dytë iu kushtua futbollit ndërkombëtar, respektivisht “El Clasicos”, “Derby della Madonninas” dhe Ligës së Kampionëve.

E i ftuar në pjesën e dytë ishte edhe Artan Thaçi, si tifoz i Real Madridit.

Lexo Edhe:

Por, njëherësh i biri i artistit të madh të humorit, Rasim Thaçi – Cima, pak kohë më parë ishte edhe banor i Big Brither VIP Kosova, shkruan “Gazeta Express”.

Pikërisht për këtë punë, ai u pyet nëse do ta shihte Ismet Munishin në këtë format televiziv.

Edhe analisti i “Favoritit” u pyet nëse do ta shihte veten në Big Brother, ndërsa përgjigja e tij ishte mjaft thumbuese dhe komike: “Unë në njëfarë mënyrë e shijoj Big Brother çdo ditë, nga 24 orë, veç në liri në këtë rast, jam pjesë e tij pasi futbolli i Kosovës është njëfarë Big Brother”, deklaroi Munishi duke qeshur në emision.

Për ta parë të plotë emisionin “Favorit” në Youtube mund të klikoni më poshtë. /Gazeta Express/