Momentalisht është duke u zhvilluar gjysmëfinalja e dytë e Australian Open mes tenistit grek, Tsitsipas dhe atij rus Medvedev.
Rezultati është 1:1 në sete, teksa rusi e fitoi të parin, kurse greku të dytin, shkruan Gazeta Express.
Në momentin kur Medvedev humbi shërbimet, ai filloi të ankohej në gjyqtarin e ndeshjes.
“A je budalla? Më shiku mua, me ty po flas. Babai i tij mund të flasë pas çdo pike. Do t’i përgjigjesh pyetjes sime? Zoti im, ti je kaq i keq. Si mund të jesh kaq i keq në gjysmëfinale të GrandSlamit”, ishin fjalët që Medvedev ia tha gjyqtarit.
Cant believe what I just watched. Shame on you @DaniilMedwed . @steftsitsipas for the win! #AustralianOpen #Medvedev #Tsitsipas pic.twitter.com/LvWadIcKxw
— katikat (@katikatxz) January 28, 2022
Fituesi i këtij dueli do të përballet në finale me Rafael Nadal, i cili e siguroi kualifikimin sot gjatë ditës. /Gazeta Express/
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...