string(60) "a-eshte-kjo-arsyeja-pse-gjesti-ska-publikuar-nje-kenge-te-re"

Yjet

Gazeta Express

07/05/2025 19:09

A është kjo arsyeja pse Gjesti s’ka publikuar një këngë të re?

Yjet

Gazeta Express

07/05/2025 19:09

Ish-banori i edicionit të parë të “Big Brother VIP”, Meridian Ramçaj, ka qenë i ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën.

Ai ka komentuar ngjarjet e showbiz-it së fundmi, kryesisht lidhur me temën “A ka Big Brother pas mbylljes së Big Brother?”.

“Zhurmën vazhdon t’a bëjë fituesi edhe tani pasi ka mbaruar BBV”, tha Meridiani.

Ndërkohë lidhur me daljet e rralla të Gjestit, Ramçaj u shpreh:

“Ai e bën shumë domethënëse dhe kjo është falë menaxhimit që ai ka, është shumë e thjeshtë të konsumohesh që në fillim, por ai duket që do rrijë gjatë në treg”.

Dhe i pyetur “si e komenton ai faktin që Gjesti ende nuk ka publikuar një këngë pas daljes nga “Big Brother VIP 4?”, Meridiani u përgjigj:

“Gjithmonë do të ketë një pikëpyetje lidhur tij, prandaj ai qëndron në heshtje, është një menaxhim i mirë dhe i kujdesshëm. I ka dhënë vëmendje koncerteve për momentin”.