A e ka bllokuar Asociacioni dialogun? Skënder Hyseni flet për Express - Gazeta Express
string(68) "a-e-ka-bllokuar-asociacioni-dialogun-skender-hyseni-flet-per-express"

A e ka bllokuar Asociacioni dialogun? Skënder Hyseni flet për Express

Gazeta Express

23/09/2020 16:48

Asociacioni i komunave që në takimin e fundit Kosovë-Serbi ishte temë përplasjesh e palëve, sipas mediave serbe e ka bllokuar dialogun e ndërmjetësuar nga BE’ja duke anuluar takimin e 28 shtatorit. Për këto raportime ka folur për Gazetën Express koordinatori për dialog, Skënder Hyseni.

Zëdhënësi i BE’së, Peter Stano sot ka konfirmuar për Gazetën Express se së shpejti do të publikohen datat e takimeve Kosovë-Serbi në Bruksel.

Lexo Edhe:

Megjithatë, mediat serbe raportojnë se Prishtina dhe Beogradi nuk do të ulen në tavolinë të dialogut, pas refuzimit të Kosovës që të dialogohet edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Gazeta Express për këtë çështje ka kontaktuar koordinatorin e Kosovës në dialog, Skënder Hysenin, që në takimin e fundit me Serbinë në Bruksel ka deklaruar se ishte përplasur me palën serbe për shkak se ata po insistonin që asociacioni të jetë temë e diskutimit.

Hyseni ka deklaruar për Gazetën Express se qëndrimin e vendit sa i përket diskutimit për Asociacionin e ka treguar të enjten e kaluar në Bruksel.

 Rrjedhimisht, ai nuk ka treguar nëse është anuluar takimi i 28 shtatorit, duke thënë se nuk i komenton shkrimet e mediave serbe.

Çështja e asociacionit ka ngritur reagime edhe në vend. Opozita dhe presidenti Hashim Thaçi kanë deklaruar se një temë e tillë nuk duhet të diskutohet me Serbinë./GazetaExpress/