A e dëmtoi LDK-në Vjosa Osmani? Kështu përgjigjet Isa Mustafa - Gazeta Express
string(60) "a-e-demtoi-ldk-ne-vjosa-osmani-keshtu-pergjigjet-isa-mustafa"

A e dëmtoi LDK-në Vjosa Osmani? Kështu përgjigjet Isa Mustafa

Lajme

Gazeta Express

15/02/2021 14:52

Isa Mustafa ka folur para mediave pas mbledhjes së kryesisë së partisë ku ai e ka dorëzuar dorëheqjen, raporton Gazeta Express.

Mustafa është pyetur nga gazetarët nëse arsyeja e humbjes së thellë në zgjedhje është Vjosa Osmani.

Lexo Edhe:

Ai ka thënë se atë se çka ka ndodhur nuk mund ta shpjegojë.

“Unë atë që e shoh tani nuk mund ta shpjegoj, kemi një gjendje që nuk është sprovuar akoma që nuk e kemi pas kurrë kemi ndryshime të tilla për një periudhë kaq të shkurtë kohore, mbetet çështje e frymës, e qytetarëve dhe mbetet që të presim se cka do t’i sjellë Qeveria e re vendit.

Vota është vullnet i qytetarit, për këtë arsye ne do të mobilizohemi që LDK-ja të kthehet prap”, ka thënë ai./GazetaExpress/