“A do të dalësh në protestë kundër Asociacionit?”, Albulena Haxhiu: Kurti bëri zgjedhjen e duhur - Gazeta Express
string(91) "a-do-te-dalesh-ne-proteste-kunder-asociacionit-albulena-haxhiu-kurti-beri-zgjedhjen-e-duhur"

“A do të dalësh në protestë kundër Asociacionit?”, Albulena Haxhiu: Kurti bëri zgjedhjen e duhur

Lajme

Gazeta Express

25/03/2023 12:46

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në konferencën e sotme për media, është pyetur edhe për protestën kundër marrëveshjes së arritur në Ohër që do të mbahet sot në Prishtinë.

Ajo u pyet nëse do të dalë në protestë sikurse ka bërë dikur kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Lexo Edhe:

Por, Haxhiu tha se nuk janë periudha të njëjta dhe se kryeministri Kurti në Ohër ka mbrojtur me dinjitet interesin e Kosovës.

“Kosova s’ka pasë një kryeministër që mbron në mënyrën më të mirë të mundshme interesat e qytetarëve. Asnjëherë më parë s’ka pasë përfaqësim më të dinjitetshëm të Kosovës, por siç e dini në të kaluarën kur interesat e shteti s’janë përfaqësuar drejt dhe denjësisht. Prandaj, edhe kemi pasë koncensione të shumta, pasojat e të cilave po i vuajmë sot”.

Haxhiu tha se kryeministri Kurti ka bërë zgjedhjen e duhur dhe “sigurisht që ka pasë qëndrime për Asociacionin apo planin e Bashkimit Europian”.

Ministrja e Drejtësisë tha se për ata që e kundërshtojnë këtë marrëveshje janë në dispozicion mjetet demokratike.

“Nuk konsiderojmë që po cenohen interesat e Republikës së Kosovës, nuk konsiderojmë që po cenohen interesat e qytetarëve. Ata të cilët konsiderojnë [që po cenohen interesat] i kanë mjetet demokratike, të cilat i njeh edhe Kushtetuta e Kosovës, le të vazhdojnë”./Express/