Presidenti Ilir Meta ka komentuar fakenews për konterinerët me mbetje, për të cilën u akuzua si i përfshirë këshilltari i tij Ilir Kulla.
Meta komentoi shkurtimisht duke thënë se nuk ka ndërmend të merret me të tilla çështje, që dukshëm kërkojnë zhvendosjen e vëmendjes nga problemet e Shqipërisë.
“Nuk kam ndërmend të merrem me fakeneës as të mediave italiane dhe as të mediave shqiptare. Nuk dua të merrem me fabrikime që kërkojnë të zhvendosin vëmendjen nga problemet e themelore të Shqipërisë.”, u shpreh Meta për mediet.