Vjosa Osmani reagon ashpër pasi Avdullah Hoti shfuqizoi vendimet e Kurtit për reciprocitet - Gazeta Express
string(90) "vjosa-osmani-reagon-ashper-pasi-avdullah-hoti-shfuqizoi-vendimet-e-kurtit-per-reciprocitet"

Vjosa Osmani reagon ashpër pasi Avdullah Hoti shfuqizoi vendimet e Kurtit për reciprocitet

Gazeta Express

06/06/2020 11:13

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani, e cila ka kundërshtuar edhe krijimin e Qeverisë Hoti, ka reaguar pas vendimit të sotëm për heqje të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Osmani ka thënë se konsiderimi i reciprocitetit si pengesë nënkupton që nuk do që Kosova të trajtohet në mënyrë të barabartë.

Lexo Edhe:

Hoti sot ka shfuqizuar vendimet e Qeverisë së kaluar që drejtohej nga Albin Kurti. Heqja e masave të reciprocitetit ka qenë edhe kërkesë e SHBA’së.

Reagimi i plotë:

Ta quash reciprocitetin ‘pengesë’ do të thotë që barazinë e konsideron pengesë. Do të thotë që nuk e don vendin tënd të trajtuar të barabartë me të tjerët. Ta quash reciprocitetin pengesë do të thotë që ti nuk beson se ke të drejta sovrane, të pavarura e të barabarta, siç janë të parapara në Deklaratën e Pavarësisë e në Kushtetutën e vendit. Të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar i barabartë do të thotë të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar sovran si Republikë e Kosovës.