Gjuha figurative në kohë krizash shoqërore - Gazeta Express
string(42) "gjuha-figurative-ne-kohe-krizash-shoqerore"

Gjuha figurative në kohë krizash shoqërore

Gazeta Express

05/06/2020 11:14

Jo rrallë termat figurativë janë përfshirë në raportimet e ndryshme gjatë krizave shoqërore gjatë historisë.

Gazetare: Albulena Demaku

Lexo Edhe:

Njësoj ka ndodhur edhe viteve të fundit.

Largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian erdhi me një lulëzim të fjalëve të reja si “Bremain” dhe “Bregret”.

E së fundmi, përdorime të termeve figurative në gjuhën e raportimit të përditshëm, ka pasur në masë të madhe edhe për pandeminë Covid-19.

Ritmi i shpejtë me të cilin është përhapur virusi, vëmendja i tij në media dhe ndërlidhshmëria globale, ka bërë që shumë terma të rinj të hyjnë në gjuhën e raportimit, raporton emisioni #gjesi.

Ndonëse, gjuha figurative shpeshherë nuk është e përshtatshme për përdorim të zakonshëm, ajo megjithatë i jep një drejtim tjetër kur bëhet fjalë për kohë krizash.

 Përveç termave të luftës, edhe termat si “katastrofa natyrore” dhe “furtuna” krijojnë përshtypjen se pandemia është e pashmangshme. 

E, punonjësit shëndetësorë dhe policët kanë marrë epitete të ndryshme gjatë pandemisë Covid-19, po ashtu.

Pas përfundimit të situatave të ndryshme, kjo terminologji largohet nga raportimet mediale, për të pasur një rikthim të radhës pas ndodhive të tjera./GazetaExpress/