Ditën e sotme 70 gra, punonjëse të një fasonerie në Durrës kanë dalë në protestë pasi nuk kanë marrë pagën e luftës.
Punonjëset kanë bllokuar hyrjen e Drejtorisë së Tatimeve në Durrës duke u shprehur se nuk do lejojnë zyratarët të futen brenda pa u zgjidhur problemi i tyre.
Në këtë mënyrë, punonjësit e administratës së tatim-taksave janë detyruar të hyjnë nga dera e pasme.
Kujtojmë që javët e fundit protestat nga punonjësit e fasonerive kanë qenë të shumta, pasi nuk kanë përfituar pagën e luftës.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...