Situatë e rëndë në Maqedoni/ 2 persona kanë ndërruar jetë dhe 120 raste të reja me COVID-19 - Gazeta Express
string(90) "situate-e-rende-ne-maqedoni-2-persona-kane-nderruar-jete-dhe-120-raste-te-reja-me-covid-19"

Situatë e rëndë në Maqedoni/ 2 persona kanë ndërruar jetë dhe 120 raste të reja me COVID-19

Gazeta Express

04/06/2020 13:07

Çdo ditë e më shumë po rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, sot janë regjistruar edhe 120 raste të reja, shkruan Gazeta Express.

Nga 953 testimet e bëra, pozitiv kanë rezultuar: 67 persona nga Shkupi, 19 nga Kumanova, 16 nga Shtipi, 9 nga Tetova, 4 nga Prilepi, 2 nga Velesi, dhe nga një në Gostivar, Negotinë dhe Strumicë.

Lexo Edhe:

Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar edhe 2 viktima. Një grua e moshës 65 vjeçare, dhe një burrë i moshës 69 vjeçare.

Gjithashtu janë regjistruar edhe 16 persona të shëruar.