Albin Kurti nga dje nuk është më kryeministër i Kosovës. Pasardhës i tij, tashmë do të jetë Avdullah Hoti i cili gjatë ditës së mërkurë u zgjodh kryeministër i Kosovës nga deputetët e Kuvendit me 61 vota pro.
E sot në Qeverinë e Kosovës është vendosur Avdullah Hoti bashkë me stafin e tij duke bërë që kësisoj që Kurti me kabinetin e tij t’i lëshojnë zyrat e Qeverisë.
Kujtimet e fundit të Kurtit në zyrat e Qeverisë së Kosovës i ka publikuar zëdhënësi, Përparim Kryeziu.
Ai ka publikuar një fotografi të kabinetit qeveritar të Qeverisë Kurti ku shihen 27 personat e stafit të Kurtit.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...