Rikthehet ajri i ndotur në Kinë, cilësia pritet të përkeqësohet edhe në Evropë - Gazeta Express
string(77) "rikthehet-ajri-i-ndotur-ne-kine-cilesia-pritet-te-perkeqesohet-edhe-ne-evrope"

Rikthehet ajri i ndotur në Kinë, cilësia pritet të përkeqësohet edhe në Evropë

Gazeta Express

03/06/2020 19:44

Qielli i pastër ishte një anë e mirë e pandemisë, por të dhënat e fundit tregojnë se cilësia e tij është duke u përkeqësuar sërish me fundin e masave izoluese nëpër botë.

Ndotja e ajrit në Kinë ka mbërritur sërish në nivelet që shënonte përpara sëmundjes dhe shkencëtarët janë të bindur se radha po i vjen Evropës! Ndotja e ajrit shkakton të paktën 8 milion vdekje të parakohshme në vit, dhe efekti pozitiv që pati ndërprerja e aktivitetit njerëzor dhe atij industrial nga koronavirusi, duket se është i përkohshëm.

Lexo Edhe:

Ekspertët kanë bërë thirrje për veprime në ndihmë të ruajtjes së përfitimeve që solli karantina mbi cilësinë e ajrit; ata thonë se është koha të mendohet për të zgjeruar hapësirën për ecje në këmbë nëpër qytete dhe korsitë e biçikletave.

Të dhënat nga Qendra për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër (Crea) tregojnë se përqendrimi i grimcave të imëta (PM2.5) dhe dioksidit të azotit (NO2) në të gjithë Kinën tani ka mbërritur të njëjtat nivele me ato të një vit më parë. Në kulmin e përgjigjes së vendi ndaj koronavirusit, ai ishte ulur me pothuajse 40%.