Prokuroria nis hetimet për rrahjen e 15 vjeçarit nga policia - Gazeta Express
string(60) "prokuroria-nis-hetimet-per-rrahjen-e-15-vjecarit-nga-policia"

Prokuroria nis hetimet për rrahjen e 15 vjeçarit nga policia

Gazeta Express

03/06/2020 15:09

Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet për oficerin e policisë që goditi dhe dhunoi djalin 15 vjeçar të Zaida Çobos, e cila gjithashtu u bë objekt i një sulmi nga ana e kreut të policisë së shtetit Ardi Veliu.

Djali 15 vjeçar kishte thyer orarin e karantinës disa ditë më parë, teksa po kthehej me biçikletë drejt shtëpisë. Disa punonjës policie e kanë ndaluar dhe arrestuar, por gjatë prangosjes, mbi të miturin është ushtruar dhunë fizike, çka u konfirmua edhe nga ana e ekspertizës mjeko- ligjore dhe video e përcjellë në rrjetet sociale.

Lexo Edhe:

Prokuroria pretendon se oficeri i policisë Glein Ndreu e ka qëlluar të miturin me shpullë dhe grusht, teksa ky i fundit nuk shfaqi shenja të kundërshtimit apo reagimit me uniformat e policisë.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane ka regjistruar procedim penal per te evidentuar veprimet e dhunshme te kryera nga punonjësit e policisë se shtetit, per rastin e te miturit S.Ç. Ne vijim te veprimeve hetimore te kryera eshte kerkuar ne gjykate, pezullimi nga detyra, te efektivit te policisë G.N, sipas nenit 242 te Kodit te Procedurës Penale. Veprimet hetimore vijojnë per evidentimin e pergjegjesise penale te personave te tjere te përfshirë.”-njoftoi prokuroria e Tiranës.

Por mbi rastin e paprecedent, reagoi edhe Kreu i policisë së shtetit Ardi Veliu, i cili për të justifikuar disi dhunën e ushtruar mbi të miturin, publikoi një video të nënës së tij, Zaida Çobos, e cila i kishte drejtuar një pistoletë një gruaje tjetër. Por rezultoi se video në fjalë ishte pjesë e një skenari filmi dhe jo një ndodhi reale, ashtu siç u prezantua nga kryepolici i Shqipërisë.

Mbi këtë ngjarje vetë Zaida Çobo depozitoi një kallëzim penal në adresë të Ardi Veliut, teksa ditën e djeshme edhe kryeministri Rama foli për rastin, duke pranuar se kreu i policisë kishte kryer gabim. Por pavarëisht kësaj, Rama e ka mbrojtur Veliun, duke thënë se beson tek ndjesa e tij e sinqertë dhe jo tek ata ‘moralistë’ që e kritikuan në media.

Prej disa ditësh tashmë për shkak të këtyre ngjarjeve, jo të paktë kanë qenë qytetarët që kanë kërkuar dorëheqjen apo shkarkimin e Ardi Veliut nga posti./Express