Avdullah Hoti ka ndërprerë fjalën e tij për disa sekonda përderisa diçka ka ndodhur brenda sallës së Kuvendit.
Duket se ka pasur të bëjë me interpretuesen e gjuhës së shenjave, e cila gjendej krah tij duke përkthyer fjalimin në gjuhën e shenjave.
Megjithatë, Hoti ka konfirmuar se është gjithçka në rregull dhe ka vazhduar fjalën e tij, derisa interpretuesja është larguar nga salla e Kuvendit.
Ende nuk dihen arsyet për largimin e interpretueses nga salla e Kuvendit.
Hoti, ndërkohë, është duke vazhduar prezantimin e rezymesë së tij për punët që do të bëjë si kryeministër. /Express/