A do ndryshohet sistemi zgjedhor në Shqipëri? Hajdari zbulon qëndrimin e palëve politike në tryezë - Gazeta Express
string(97) "a-do-ndryshohet-sistemi-zgjedhor-ne-shqiperi-hajdari-zbulon-qendrimin-e-paleve-politike-ne-tryeze"

A do ndryshohet sistemi zgjedhor në Shqipëri? Hajdari zbulon qëndrimin e palëve politike në tryezë

Gazeta Express

02/06/2020 22:59

Përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik të reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari deklaroi sot në studion e emisionit “Opinion” se 3 partitë më të mëdha në vend mundohen të shmangin diskutimin mbi ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Pas takimit të sotëm prej 9 orësh të Këshillit Politik në selinë e ambasadores amerikane, Yuri Kim, palët nuk arritën ende në një marrëveshje megjithëse u tha se ishte bërë progres.

Lexo Edhe:

Megjithatë, deputetja Hajdari, e cila cilëson çështjen e sistemit zgjedhor si më të rëndësishmen, tha se palët e shmangin këtë diskutim.

Sa i përket qëndrimit të partive të tjera, Hajdari tha se PS kërkon që çështja e sistemit të diskutohet në një fazë tjetër, Partia Demokratike eviton diskutimin ndërsa LSI nuk është shprehur fare.

“PS thotë ndoshta e diskutojmë në një fazë të dytë, PD nuk do ti bashkëngjitet këtij qëndrimi dhe e eviton si çështje kurse LSI nuk shprehet fare për këtë çështje. Unë kam dashur që nga ajo tryezë të dal me diçka dhe prandaj jam munduar ti bind me argumente dhe të çedoj në propozimin fillestar me sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, pastaj thashë hajde shikojmë listat e hapura pastaj hajde shikojmë sistemin danez që është mbështetur nga ambasada amerikane” – deklaroi Hajdari.

Çështja e sistemit zgjedhor nuk është pjesë e listës së rekomandimeve të OSBE/ODIHR por i është lënë palëve në dorë për të diskutuar një ndryshim të mundshëm.