SHBA, BE dhe Britania ndërhyjnë për konsensusin mbi ‘zgjedhoren’, takim me Këshillin Politik - Gazeta Express
string(88) "shba-be-dhe-britania-nderhyjne-per-konsensusin-mbi-zgjedhoren-takim-me-keshillin-politik"

SHBA, BE dhe Britania ndërhyjnë për konsensusin mbi ‘zgjedhoren’, takim me Këshillin Politik

Gazeta Express

02/06/2020 13:42

Anëtarët e Këshillit Politik të reformës zgjedhore pritet të takohen këtë të martë me tre ambasadorët e SHBA-ve, Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe, në një tjetër përpjekje të këtyre të fundit për të sjellë palët me afër një produkti të përbashkët për reformën zgjedhore.

Pavarësisht se afati i vendosur nga vetë palët më 31 maj skadoi, ndërkombëtarët kanë vijuar me ngulm takimet për të nxjerrë një produkt nga reforma zgjedhore, krijimi dhe aplikimi i të cilës mbetet një kusht i BE-së për një Shqipëri që hap negociatat.

Lexo Edhe:

Ende nuk dihet se në çfarë ore pritet të mbahet takimi, teksa ditën e djeshme ambasadorët patë një takim në selinë blu me liderin e opozitës Lulzim Basha./Express