Man Utd, i gatshëm t'i transferojë dy yjet e Bundesligës - Gazeta Express
string(54) "man-utd-i-gatshem-ti-transferoje-dy-yjet-e-bundesliges"

Man Utd, i gatshëm t’i transferojë dy yjet e Bundesligës

Gazeta Express

01/06/2020 17:00

“Djajtë e Kuq” pritet të jenë mjaft aktivë në afatin kalimtar të verës. Ata e duan yllin e Bayer Leverkusenit, Kai Havertz dhe atë të Borussia Dortmundit, Jadon Sancho

Manchester United po planifikon të bëjë përforcime të mëdha gjatë verës që vjen.

Lexo Edhe:

“Djajtë e Kuq” ua kanë vënë syrin dy yjeve të Bundesligës, shkruan mediumi britanik “The Sun”, përcjell “Gazeta Express.

Gjiganti britanik është futur në garë për yllin e Bayer Leverkusenit, Kai Havertz.

20 vjeçari po shkëlqen këtë sezon me klubin gjerman dhe United janë të gatshëm t’i ofrojnë 60 milionë euro për të.

Ndërkohë, trajneri Ole Gunnar Solskjaer e do edhe yllin e Borussia Dortmundit, Jadon Sancho.

Edhe përfaqësuesi anglez mund t’i kushtojë 60 milionë euro klubit të madh anglez. /Gazeta Express/