Mbledhja e Qeverisë në detyrë të Kosovës është mbajtur pa prezencën e ministrave nga radhët e LDK-së, parti kjo që ka marrë mandatin për formimin e Qeverisë së re, pas vendimit të Kushtetueses që i ka dhënë të drejtën dekretit të presidentit Hashim Thaçi për emrin e mandatarit Avdullah Hoti.
Qeveria në detyrë ka marrë vendim për lehtësimin e masave nga Covid-19.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti pas mbledhjes së Qeverisë ku munguan ministrat e LDK-së ka thënë se nuk e din arsyen e mos marrjes pjesë në mbledhje.
“Për besën, nuk e di pse nuk kanë ardhur. Është dashur të jenë dhe e kanë për detyrë të jenë. Në votimet që kemi mbajtur në mbledhjet online, ndonjëherë kanë votuar, ndonjëherë nuk kanë votuar”, është shprehur Kurti.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...