E tmerrshme: Vetura e policisë godet qëllimisht turmën e protestuesve në New York - Gazeta Express
string(80) "e-tmerrshme-vetura-e-policise-godet-qellimisht-turmen-e-protestuesve-ne-new-york"

E tmerrshme: Vetura e policisë godet qëllimisht turmën e protestuesve në New York

Gazeta Express

31/05/2020 8:45

Policia në New York i ka filluar hetimet për një rast pas publikimit të një videoje ku shihet një veturë e policisë duke goditur disa protestues në turmë.

Në videon 27-sekondëshe të publikuar në Twitter shihet një veturë e policisë tek sulmohet me shishe nga disa protestues. Mes veturës dhe protestuesve janë disa barrikada, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Më pas, vetura e policisë niset papritmas dhe me vrull drejt protestuesve që ishin shumë afër përballë saj dhe duket se i godet disa prej tyre. Në video dëgjohen njerëz duke bërtitur dhe një protestues duke hipur mbi veturë dhe duke e goditur xhamin e përparmë me këmbë.

Ky incident vetëm sa i ka shtuar tensionet mes policisë dhe protestuesve. Shumë protesta që kanë shpërthyer në qytetet kryesore të Shteteve të Bashkuara janë rezultat i zemërimit të njerëzve për vdekjen e afrikano-amerikanit George Floyd në duart e policisë në Minneapolis.

Kryetari i qytetit, Bill de Blasio, tha se incidenti është duke u hetuar, por shtoi se policia ka mundësi të mos ketë patur rrugëdalje tjetër.