Jason McAteer thotë se Mbappe nuk është i duhuri për Liverpoolin
Talenti i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, nuk mund të përshtatet në Liverpoolin e Jurgen Klopp, thotë Jason McAteer.
21 vjeçari është objektiv i ‘Redsave’, për të cilin insiston më së shumti Real Madridi.
“Është puna e Jurgen që të bëjë skuadrën për sezonin e ri, për të përgatitur ekipin për edicionet e radhës. PSG është klub unik, i dëshpëruar për ta fituar Champions Leaguen, kanë skuadër fantastike, por lojtarët duan sfida më të mëdha”, u shpreh McAteer.
“Mbappe për mua nuk mund të përshtatet siç duhet, një yll në vete, por mendoj se nuk është koha e duhur për të ardhur në Liverpool”.
“Nuk mendoj se është aso lloj lojtari për Kloppin”.
“Më parë e shoh Wernerin ose Sanchon. Mund ta shohim atë (Mbappe) në Liverpool sepse përshtatet për shumë gjëra, por në aspektin futbollistik, nuk mendoj se përshtatet në këtë kohë”. /Gazeta Express/
Thellë nga natyra e paprekur, në zemër të Bjeshkëve të Istogut, nga mali madhështor i Moknës, shtrihet një perlë...