Edhe Juventusi e do Pedron
“Calciomercato.com” raporton se Juventusi është duke u interesuar për anësorin e Chelseas, Pedro Rodriguez.
Pedro është në fundin e kontratës me Blutë e Londrës dhe nuk e ka ndërmend të rinovojë atë me Chelsean.
Roma ka kohë që interesohet për ishin e Barcelonës, por tani sipas Calciomercato.com në garë ka hyrë edhe Juventusi i Maurizio Sarrit.
Ai ka punuar me futbollistin në Stamford Bridge dhe do të dëshironte ta kishte edhe në Torino. /Gazeta Express/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...