Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, gjatë 24 orëve të kaluara në Shtetet e Bashkuara janë shënuar 24,266 raste të reja të koronavirusit.
Përpos të infektuarve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 1,193 të vdekur, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.
Në këtë mënyrë, shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 1,746,019 dhe numri i viktimave në 102,809, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.
Në këto shifra janë të përfshira 50 shtetet e ShBA-së, Distrikti i Kolumbisë dhe rastet e personave të riatdhesuar.
Ndryshe, Shtetet e Bashkuara prijnë bindshëm në botë në listën e vendeve me më së shumti të infektuar dhe të vdekur nga Covid-19.
Pavarësisht shifrave shqetësuese, presidenti Donald Trump është shprehur i vendosur për ta rihapur ekonominë dhe për t’i larguar masat kufizuese, të cilat ishin marrë me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...