Sipas burimeve të Gazetës Express – Maqedoni, Hazbi Lika nuk do të jetë aktiv në zgjedhjet parlamentare, që nënkupton se nuk do të kalojë në asnjë parti, duke shuar dyshimet që u hodhën dje pas kalimit të dy bashkëpunëtorëve të tij te Aleanca për shqiptarët, shkruan Gazeta Express.
Hazbi Lika është një nga themeluesit e BDI-së, dhe gjatë kësaj kohe ka pasur një karrierë të bujshme politike. Ai ka ushtruar shumë funksione, si ministër, kryetar komunë, deputet dhe së fundi zv/kryeministër në Qeverinë e drejtuar nga Zoran Zaev.
Lika gëzon autoritet të madh në skenën politike. Ai vlerësohet po konsistencën e tij në qëndrimet që kanë të bëjnë për avancimi e çështjes shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Mospajtimet e tij me politikat e BDI-së kanë filluar para disa viteve, duke vazhduar deri në ditët e sotme, kur u largua nga pozita e zv/kryeministrit edhe pse BDI vazhdoi të qëndronte në Qeveri./Gazeta Expresss/
Thellë nga natyra e paprekur, në zemër të Bjeshkëve të Istogut, nga mali madhështor i Moknës, shtrihet një perlë...