Një prej 12 rasteve të sotme me koronavirus është nga Malisheva.
Komuna e Malishevës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se pacienti ditë më parë është liruar nga karantina në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, pasi kishte rezultuar negativ në testin për COVID-19.
Ai ishte karantinuar, meqë ishte kthyer kohë më parë nga Mali i Zi. Por, pas një testi të dytë të bërë sot, ai ka dalë pozitiv dhe me këtë rritet në dy numri i rasteve aktive në këtë Komunë.
“I prekuri, ditë më parë ishte kthyer nga Mali i Zi dhe kishte qëndruar në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ku ishte liruar pas testit ku kishte rezultuar negativ, por i njëjti e ka bërë testin pas një vizite mjekësore dhe ka rezultuar pozitiv”, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës.
Gjithsej në Komunën e Malishevës, deri më tash janë shënuar 77 raste me koronavirus. Pos dy pacientëve që janë raste aktive, 74 janë shëruar, ndërkohë një ka vdekur.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...