Reagon Kryeministri në ardhje: Është koha të bashkohemi për vendin - Gazeta Express
string(65) "reagon-kryeministri-ne-ardhje-eshte-koha-te-bashkohemi-per-vendin"

Gazeta Express

28/05/2020 23:55

Reagon Kryeministri në ardhje: Është koha të bashkohemi për vendin

Gazeta Express

28/05/2020 23:55

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër të ri të vendit, Avdullah Hoti, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth dekretit të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për mandatarin për kryeministër.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur me votë unanime që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re.

Lexo Edhe:

Gjykatësit kanë marrë vendim edhe sa i përket afatit që ka mandatari për krijimin e qeverisë, por pro kësaj kanë votuar 7 gjykatës, 2 kanë dalë kundër.

“Si mandatar për kryeministër të Qeverisë së Kosovës, mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Është koha të bashkohemi për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve tanë”, është shprehur Hoti.

“Askush nuk ka humbur. Rimëkëmbja e mirëbesimit në mes nesh dhe respektimi i rendit institucional është detyrë dhe obligim yni i përbashkët”, ka deklaruar ai në Facebook.

“Bashkë me miqtë tanë strategjikë, SHBA-të dhe BE-në, do të punojmë me përkushtim për jetësimin e aspiratave tona për integrime euroatlantike”, ka thënë Hoti.