“Performanca” e aktivistëve të VV’së përmes fotove - Gazeta Express
string(47) "performanca-e-aktivisteve-te-vvse-permes-fotove"

“Performanca” e aktivistëve të VV’së përmes fotove

Gazeta Express

28/05/2020 17:49

Për rreth 40 minuta, sot në sheshet kryesore të Prishtinës është mbajtur e ashtuquajtura “perfomancë” e Lëvizjes Vetëvendosje

“Prova” për protestë e LVV’së ku është planifikuar të mblidhen rreth pesë mijë persona është përcjellë me thirrjen “Duam zgjedhje”, ku edhe ishte vendosur një baner me të njëjtin mbishkrim në mes të protestuesve.

Lexo Edhe:

Protestuesit kanë thirrur edhe emrin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili më pas ka dalë për t’i përshëndetur nga objekti i Qeverisë.

Ndërkohë, forca të shtuara të Policisë janë parë pasditen e sotme në disa pjesë të Prishtinës.

Disa prej tyre kanë qëndruar në sheshet kryesore të Prishtinës, të tjerë janë parë rreth objektit të Gjykatës Kushtetuese, po ashtu është rrethuar edhe pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Aktivistët e Vetëvendosjes këtë provë për protestë e kanë mbajtur për të kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja, derisa Gjykata Kushtetuese po e shqyrton çështjen e mandatarit për formimin e Qeverisë.

Foto të realizuara nga Gazeta Express gjatë “performancës” së sotme: