Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje që Serbia ende nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmet në veri të Kosovës në vitin 2023, pas vendimit të fundit për rastin e Banjskës.
Një zëdhënës i Komisionit Evropian e bëri këtë deklaratë duke komentuar vendimin e së premtes të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin tre serbë u shpallën fajtorë për sulmin në Banjskë.
Sipas vendimit të gjykatës, me burgim të përjetshëm janë dënuar Vlladimir Toliq dhe Bllagoje Spasojeviq, ndërsa Dushan Maksimoviq është dënuar me 30 vjet burgim. /RTK