20 persona nuk kanë respektuar orën policore, 284 persona janë kapur pa maskë mbrojtëse - Gazeta Express
string(86) "20-persona-nuk-kane-respektuar-oren-policore-284-persona-jane-kapur-pa-maske-mbrojtese"

Gazeta Express

27/05/2020 11:04

20 persona nuk kanë respektuar orën policore, 284 persona janë kapur pa maskë mbrojtëse

Gazeta Express

27/05/2020 11:04

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Maqedonisë së Veriut 20 persona nuk kanë respektuar orën policore prej të cilëve 17 janë arrestuar, ndërsa për të tjerët policia ka marrë të dhënat dhe ndaj tyre do të merren masa konkrete.

Gjithashtu, janë regjistruar 284 shkelje të masës mbrojtëse për mbajtje të detyrueshme të maskës ose faculetës.

Lexo Edhe:

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit është marrë vendim për izolimin e 76 personave ndërsa 75 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19.

Policia ka kryer kontrolle të personave në izolim-vetizolim, ku janë regjistruar 5 shkelje të masave./alsat