“S’përbën rrezik” Si e ndryshoi mendjen për Teatrin, drejtuesja e monumenteve të kulturës - Gazeta Express
string(85) "sperben-rrezik-si-e-ndryshoi-mendjen-per-teatrin-drejtuesja-e-monumenteve-te-kultures"

“S’përbën rrezik” Si e ndryshoi mendjen për Teatrin, drejtuesja e monumenteve të kulturës

Gazeta Express

26/05/2020 23:20

“Objekti ku sot zhvillon aktivitetin Teatri Kombëtar ka pësuar dëmtime. Raporti i hartuar nga specialistët e IMK pasqyron në mënyrë të hollësishme gjendjen. Në këtë raport nuk bëhet fjalë për jetëgjatësinë e objektit, i cili në vetvete nuk rrezikon, por i përmirësimit të kushteve dhe parametrave për funksionimin e tij

Kjo është deklarata e drejtoreshës së Institutit të Monumenteve të Kulturës Arta Dollani, e vitit 2015 për gjendjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Lexo Edhe:

Pjese nga intervista me drejtoreshen Dollani ne vitin 2015

Por pesë vite më vonë, duket se drejtoresha ka ‘ndërruar mendje’ dhe ka firmosur për rrëzimin e Teatrit si pjesë e këshillit bashkiak të Tiranës.

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka publikuar një intervistë të drejtoreshës Dollani, e vitit 2015, ku qëndrimi i saj më të sotshmin mbi godinën tashmë të shkatërruar, është ndryshuar 180 gradë.

Madje më datën 16 korrik 2015 e njëjta drejtoreshë i dha Teatrit Kombetar statusin ligjor “Në Mbrojtje Paraprake” .