Mblidhen 9.5 miliardë euro në fushatën për zbulimin e vaksinës kundër Covid-19 - Gazeta Express
string(78) "mblidhen-9-5-miliarde-euro-ne-fushaten-per-zbulimin-e-vaksines-kunder-covid-19"

Gazeta Express

26/05/2020 12:59

Mblidhen 9.5 miliardë euro në fushatën për zbulimin e vaksinës kundër Covid-19

Gazeta Express

26/05/2020 12:59

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar se në një fushatë globale për mbledhjen e fondeve për zhvillimin e vaksinës dhe terapive kundër Covid-19 deri më tani janë mbledhur 9.5 miliardë euro.

“Rezultat i shkëlqyeshëm, arritja e momentit të parë historik në maratonën e udhëhequr nga Komisioni i BE-së”, shkroi Ursula von der Leyen në Twitter.

Lexo Edhe:

Fushata për dhurimin e mjeteve, e cila është shmangur nga Shtetet e Bashkuara, kishte arritur t’i siguronte tetë miliardë dollar nga liderët botërorë dhe institucionet e tjera më 4 maj, në datën kur kishte nisur, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.