Transmetimi i drejtpërdrejtë nga Acun Ilıcalı në llogarinë e tij në Instagram e ka thyer rekordin për më së shumti shikues në kohë reale me 2.7 milionë pjesëmarrës.
Ky rekord u thye gjatë transmetimit të garës “Survivor 2020” në televizionin TV8.
Kështu, numri i shikuesve arriti në 2.7 milionë dhe rekordi botëror u thye, shkruan “Somag News”, transmeton Gazeta Express.
Rrjeti social Instagram u bllokua për një kohë të shkurtër për shkak të numrit të madh të shikuesve.
Rekordin e mëparshëm e mbante reperi amerikan, Tekashi, me dy milionë shikues.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...