Përcillet për në banesën e fundit Niko Faber ish-deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Korçës, pas ndarjes nga jeta një ditë më parë në moshën 80-vjeçare.
Miq, familjarë dhe kolegë i kanë dhënë lamtumirën e fundit Niko Faber. Homazhet e nderimit u mbajtën në Katedralen e Korçës, ku morën pjesë një numër i vogël personash për shkak të situatës së pandemisë.
Kurora me lule në emër të Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi u vendosën pranë arkivolit të të ndjerit.
Presidenti I Federatës të Paqes Universale Gaqo Apostoli i pranishëm në ceremoninë e lamtumirës shprehu vlerësimet më të mira për Niko Faberin duke e cilësuar ndër të tjera një patriot dhe deputet të denjë të Korçës