Ishte komuna e parë e prekur me COVID-19, por tash e 20 ditë komuna e Vitisë nuk ka asnjë rast të ri.
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në një lidhje direkte për Gazetën Express tha se të gjithë që kanë qenë të infektuar me COVID-19, janë të shëruar.
Ai ka shtuar se qytetarët kanë respektuar masat e rekomanduara nga institucionet e kjo ka ndikuar që të mos ketë më të infektuar.
“Jemi të qetë si komunë, tash e 20 ditë nuk kemi raste. Kemi pasur testime, por kanë rezultuar negativ. Të gjithë që kanë qenë të infektuar me COVID-19 janë të shëruar”.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...