Edhe 214 raste aktive me koronavirus në Kosovë, të shëruar 789 pacientë - Gazeta Express
string(70) "edhe-214-raste-aktive-me-coronavirus-ne-kosove-te-sheruar-789-paciente"

Edhe 214 raste aktive me koronavirus në Kosovë, të shëruar 789 pacientë

Gazeta Express

25/05/2020 9:00

Kosova është duke vazhduar të përballet me pandeminë e COVID-19, ndërsa aktualisht janë edhe 214 raste aktive me këtë virus.

Nga virusi COVID-19, në Kosovë që nga 13 marsi janë infektuar 1 mijë e 32 persona, 789 prej të infektuarve janë shëruar, kurse 29 persona kanë humbur jetën, por që kishin edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Lexo Edhe:

Ndërsa, nga data 08 shkurt deri më 24 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.262 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Ndërkaq, ditën e diel, 24 maj, në vendin tonë nuk u regjistrua asnjë rast i ri me koronavirus, kjo ishte dita e parë që nga data 13 mars, kur në vendin tonë nuk rezulton pozitiv me virus asnjë person.