18 rokera kosovarë e “resetojnë botën” me rok - Gazeta Express
string(43) "18-rokera-kosovare-e-resetojne-boten-me-rok"

18 rokera kosovarë e “resetojnë botën” me rok

Gazeta Express

23/05/2020 20:29

Defy Them është një label i pavarur që ka mbledhur 18 roker kosovarë në kohë pandemie për të krijuar një muzikë prej më shumë se gjashtë minutash heavy metal e ku marrin pjesë 18 rokerë kosovarë

Defy Them kanë lansuar sonte si Record Label të pavarur projektin e tyre “Reset the World”, një projekt që për bazë ka iniciativën e ballafaqimit me problemet e ekzistimit të artit dhe të një komuniteti alternativ në mes të shoqërisë shumicë në Kosovë.

Lexo Edhe:

Defy Them deri më tani ka realizuar projekte të ndryshme ku përfshihen: Record Studio, krijimi i hapësirës për performancë, hapësira për ushtrime që i’u shërben bendeve dhe artistave lokal dhe për mbajtjen e aktiviteteve socialo-kulturore.

Me një ekipë dhe me shumë vullnet për këtë fushë kanë organizuar  ngjarje të ndryshme kulturore me qëllim të promovimit dhe ndihmesës të artistëve të ri.

Në hapësirën e tyre Defy Them ka organizuar një seri prej 6 koncerteve ku kanë performu më shumë se 11 bende dhe “Fuzz Festival 2019”, festival dy ditor me program muzikor ku janë përfshi 6 bende. Aktualisht janë duke punuar në shumë projekte tjera, si kompilacioni i përbashkët i bendeve lokale i quajtur “Post Exclusion”, projekt për promovimin e piktorëve të Kosovës, Fuzz Festival 2020 dhe promovimin e albumeve të bendeve të ndryshme etj.

Për shkak të situatës së pandemisë, Defy Them ka qenë e detyruar që ti pezulloj të gjitha aktivitetet e veta. Mirëpo menjëherë ju është adaptuar situatës dhe ka vazhduar në realizimin e një projekti të ri të quajtur “Reset The World”.

“Reset the World” është një këngë origjinale e kompozuar nga bashkëpunimi i 18 artistëve Kosovar të shumë llojeve të muzikës si ato: alternative / rock / metal etj. Në këtë projekt janë të përfshirë muzikantë të gjeneratave duke fillu prej të 70-tave deri tek 2000-at. Projekti në total ka zgjatë 4 javë, që nga fillimi i inçizimit nga secili muzikant deri tek faza finale e miksimit dhe masterimit së bashku me video.



Është krijuar në kohë të vështira jo vetëm për grupin por edhe tërë globin. Deri sa në dy muajt e kaluar gati gjithçka jashtë ka pushuar – është krijuar mundësia që ti kthehemi sërish vetës. Kjo situatë ka ndikuar që të gjithë të reflektojmë nga pak duke kuptuar më mirë se si kemi jetuar dhe si mund të jetojmë në të ardhmen. Diçka duhet të lihet pas aty ku ka mbetë dhe disa gjëra të fillojnë prej fillimit.  “Reset The World” le të na bartë mesazhin që bota ka nevojë për një fillim të mbarë.

Si projekt i skenës alternative të Kosovës është një hap i rëndësishëm në procesin e zhvillimit të kësaj kulture. Shihet që rock muzika është duke e gjetur sërish rrugën e saj për të dal nga nëntoka.


Duket që është e fuqishme, e bashkuar dhe në dorë të profesionistëve të talentuar. Pa dyshim që “Reset The World” është projekt unik në të gjithë botën dhe do ta ketë ndikimin e vet në promovimin e skenës alternative të Kosovës.